KMDLNJ

KMDLNJ kërkon nga kryetari, Hashim Thaçi, të mos e dekretojë Radomir Llabanin gjyqtar të Gjykatës Kushtetuese

Këshilli për Mbrojtjen e të Drejtave dhe Lirive të Njeriut, me anë të një letre i kërkon kryetarit të Kosovës Hashim Thaçi, që mos ta dekretojë Radomir Labanin si gjyqtar të Gjykatës Kushtetuese pa u verifikuar e kaluara e tij. Laban të premten u zgjodh gjyqtar i Kushtetueses nga deputetët e Kuvendit të Kosovës ndërsa menjëherë u ngritën dyshimet për të kaluarën e tij kriminale. Për rastin në fjalë KMDLNJ mendon se është lëshim i atyre që është dashur ta bëjnë verifikimin e së kaluarës të çdo kandidati që ka konkurruar për pozitën e gjykatësit të Gjykatës Kushtetuese aq më parë që nuk mund t’iu besohet kandidatëve për të kaluarën e tyre. Sipas KMDLNJ-së përzgjedhja e kandidatëve për Gjykatë Kushtetuese duhet të depolitizohet për faktin se komisioni intervistues ka kapacitet më të ulët profesional se thuaja nga çdo kandidat për gjykatës të Gjykatës Kushtetuese prandaj politika dhe partitë politike po gjejnë hapësirë të mjaftueshme për manipulim të tërë këtij procesi.

Kontrolloni gjithashtu

Kathimerini: Nënë Tereza kishte lidhje të fshehta me regjimin e Enver Hoxhës dhe financime të dyshimta

AP e Kombeve të Bashkuara caktoi 5 Shtatorin, përvjetorin e vdekjes së Shën Nënë Terezës, si Ditën Ndërkombëtare të Bamirësisë

Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara përmes një rezolute të veçantë caktoi 5 Shtatorin, …