leoni

KMDLNJ

KMDLNJ-së: Kryeprokurori, Jack Smith po e shkel parimin e prezumimit të pafajësisë!

Kryeprokurori i Prokurorisë Speciale në Hagë, Jack Smith, në paraqitjet publike po ndërhyn në procesin gjyqësor ndaj të akuzuarve; Salih Mustafa, Hashim Thaçi, Jakup Krasniqi, Kadri Veseli, Rexhep Selimi, Nasim Haradinaj dhe Hysni Gucati të cilët po mbahen të paraburgosur në Qendrën e Paraburgimit në Hagë, në një Gjykatë 100% ndërkombëtare, e ambalazhuar si Gjykatë e Kosovës duke ndërhyrë në procesin gjyqësor që nënkupton se të akuzuarit po i nënshtrohen një trajtimi diskriminues për faktin se, ende pa përfunduar hetimet dhe një process gjyqësor po prezumohet pafajësia e tyre e që është shkelje e të drejtave të njeriut të personave të arrestuar për një proces të drejtë, të paanshëm dhe pa ndërhyrje. Një gjykimi i drejtë dhe i pandikuar garantohet me Deklaratën Universale për të Drejtat e Njeriut të Kombeve të Bashkuara përkatësisht të neneve 7, 8, 10 e në veçanti të nenit 11 ku shprehimisht thuhet se :

”Kushdo që është i arrestuar për një vepër penale ka të drejtë të konsiderohet i pafajshëm deri sa të vërtetohet fajsia në bazë të ligjit dhe në një proces publik në të cilin ka pasur të gjitha garancitë e duhura për mbrojtjen e vet …” Po këto të drejta u garantohen me Konventën Evropiane për të Drejtat e Njeriut dhe Kushtetutën e Republikës së Kosovës . Kryprokurori Smith thotë se Hashim Thaçi do të dënohet me burg të përjetshëm duke marrë kompetencat e trupit gjykues , ende pa përfunduar procedimi i provave pas së cilave vetëm Gjykata kompetente, me një vendim të formës së prerë e përcakton shkallën e fajësisë apo të pafajsësisë për çdo të akuzuar e që është subjekt i kësaj Gjykate . Kryeprokurori është përfaqësues dhe mbrojtës i aktakuzës kundër të akuzuarve por, në asnjë rast nuk është ai që e merr një vendim gjyqësor.

Është e drejtë e Prokurorisë dhe prokurorit të rastit që pas përfundimit të procedimit të provave, në fjalën përfundimtare të propozojë masën e dënimit për të akuzuarit por se nuk ka asnjë të drejtë, si në një bastore gjyqësore të parashikojë apo të pohojë se Hashim Thaçi apo kushdo tjetër do të dënohet me burg të përjetshëm përveç nëse ka informata të sigurta se kështu edhe do të ndodhë , ende pa përfunduar gjykimi e që është një qasje krejtësisht joprofesionale dhe në kundërshtim me mandatin që e ka sikur edhe përpjekje për ndërhyrje dhe ndikim në punën e Gjykatës Speciale.

Këto deklarata të kryeprokurorit do të dënoheshin edhe në regjimet diktatoriale e lëre më te kjo Gjykatë që të drejtat e njeriut , në radhë të parë të viktimave por edhe të akuzuarve, e përdor si alfa dhe omega e gjithë veprimtarisë prandaj edhe e ka Ombudspesonin dhe Gjykatën Kushtetuese të Speciales . Ftesa e Prokurorisë së Speciales , pasi janë ngritur aktakuzat se të dëmtuarit dhe dëshmitarët mund të lajmërohen në këtë Prokurori dhe me vete mund të sjellim material dëshmues paraqet presedan e që nuk është praktikuar në asnjë Gjykatë për Krime Lufte deri më tani , qoftë ajo 100% ndërkombëtare apo hibride.

Ministrja për Punë të Jashtme e Kosovës , znj. Meliza Haradinaj në një prononcim ka deklaruar se me Gjykatën Speciale komunikojnë vetëm përmes notave verbale e që nënkupton se komunikojnë sikur me shtetet tjera në kohën kur publikisht thuhet se kjo Gjykatë Speciale është pjesë e sistemit juridik të Kosovës dhe punon sipas ligjeve të Kosovës. Deputetët e Kuvendit të Kosovës duhet ta thërrasin në interpelancë ministren Meliza Haradinaj dhe përfundimisht të sqarohet mandati i Gjykatës Speciale sikur edhe të përcaktohet pronësia ; nëse është e Kosovës duhet t’i përgjigjet autoriteteve kosovare dhe në çdo dokument duhet të ketë logon e institucioneve të Kosovës , në të kundërtën duhet të largohen spekulimet se është pjesë e sistemit juridik të Kosovës .

KMDLNj e denoncon publikisht kryeprokurorin e Gjykatës Speciale , Jack Smith për ndërhyrje në procesin gjyqësor , përpjekjes për ndikim në punën e Gjykatës sikur edhe shkeljes së rëndë që iu bëhet të drejtave të personave të akuzuar përmes shkeljes së parimit elementar siç është prezumimi i pafajësisë përmes deklaratve publike dhe intervistave , që , në fund të fundit përbënë konflikt të interesit. Detyra e Prokurorisë dhe përfaqësuesit të Prokurorisë është sigurimi i provave kredibile për dëshmim të fajësisë së të akuzuarve sepse përfaqëson interesin e viktimeve por se Gjykata është ajo që e merr një vendim përfundimtar , pas procedimit të provave duke krijuar kushte për një proces gjyqësor të drejtë dhe të paanshëm. Në rastin konkret kryeprokurori Jack Smith është i anshëm dhe paragjykues . Prandaj që në fillim e kompromiton procesin gjyqësor duke e bërë pak ose aspak të besueshëm!

Kontrolloni gjithashtu

TAMARA SPAIĆ:  Enver Petrovcit i vjen turp që është gjallë, ai mbante varur foton e Slobodan Milosheviqit

TAMARA SPAIĆ: Enver Petrovcit i vjen turp që është gjallë, ai mbante varur foton e Slobodan Milosheviqit

Enver Petrovci: Millosheviçi na modernizoi të gjithëve, ne pamë botën. Faleminderit përgjithmonë.  Për shkak të …