Koalicioni LDK-AKR premton se më së shumti përparësi do t’i jepet punësimi i të rinjve

Koalicioni LDK-AKR premton se më së shumti përparësi do t’i jepet punësimi i të rinjve

Gjatë fushatës parazgjedhore, kandidati i koalicionit LDK-AKR, për kryeministër të vendit, Avdullah Hoti ka thënë se më së shumti përparësi do t’i jepet punësimi i të rinjve. Kemi përgatitur një program qeverisës bashkë me partnerët tanë, prej njerëzve më të mirë që i kemi brenda në listë dhe që i ka Kosova. Ky është ekipi që do të qeverisë Kosovën në të ardhmen me duar të pastra. Programi ynë ka prioritet rininë, punësimin e tyre dhe hapjen e perspektivave të reja. Ne do t’i përkrahim pa asnjë dallim të gjithë të rinjtë dhe të rejat. Do të hapim rrugën për të rinjtë dhe të rejat që të kenë qasje në institucionet arsimore në gjithë botën për të na sjellë më pas përvojat më të mira të zhvillimit në vendin tonë, deklaroi sot në Viti, kandidati, Avdullah Hoti.

Kontrolloni gjithashtu

Kurti i drejtohet Abdixhikut me letër për koalicion: “Koalicionet bëhen mes atyre që kanë dallime”

Kurti i drejtohet Abdixhikut me letër për koalicion: “Koalicionet bëhen mes atyre që kanë dallime”

Kryeministri në detyrë dhe kreu i Vetëvendosjes, Albin Kurti, i ka dërguar për herë të …