Koalicioni PDK-AAK-“Nisma” fillojnë fushatën në Prishtinë, LDK-AKR-ja në Besianë, “Vetëvendosja” në Gjilan…

Koalicioni PDK-AAK-“Nisma” fillojnë fushatën në Prishtinë, LDK-AKR-ja në Besianë, “Vetëvendosja” në Gjilan…

Partitë politike sot edhe zyrtarisht do të nisin fushatën për zgjedhjet e 11 qershorit, edhe pse zyrtarët e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve pohojnë me të drejtë se partitë politike të vendit fushatën e kanë nisur qysh herët. Në këto zgjedhje të parakohshme parlamentare në Kosovë do të garojnë 5 koalicione, 19 parti politike dhe 2 iniciativa qytetare.

Partia Demokratike e Kosovës në këto zgjedhje garon në koalicion me AAK-në, me “Nismën” dhe me 11 subjekte të tjera të vogla, të cilat kandidat për kryeministër e kanë Ramush Haradinajn.

Lidhja Demokratike e Kosovës garon në koalicion me AKR-në e Behgjet Pacollit, të cilave i është bashkuar Alternativa e Mimoza Kusari-Lilës, si dhe Lëvizja për Drejtësi e Sylejman Çerkezit. Kandidat për kryeministër i këtyre partive është Avdullah Hoti.

Lëvizja “Vetëvendosje” garon e vetme në zgjedhjet e 11 qershorit 2017, kandidat i së cilës për kryeministër është Albin Kurti. Edhe Partia Fjala, në krye me Gëzim Kelmendin në zgjedhjet e 11 qershorit garon e vetme.

Kontrolloni gjithashtu

BDI: Për fituesin vendosin qytetarët dhe jo VMRO

Bujar Osmani ka siguruar epërsi të lartë nga votimi i Mërgatës, në zgjedhjet presidenciale që po mbahen në Maqedoni

Sipas mediave në Maqedoninë e Veriut, raportohet se janë publikuar rezultatet paraprake nga votimi i …