Koci: Italia partnere në mbrojtjen e ambientit

Zëvendësministri i Zhvillimit Ekonomik, Gani Koci, ka pritur në një takim zëvendësambasadorin e Italisë në Kosovë, Matteo Corradini i shoqëruar nga Patrizia Vianello, presidente e Kompanisë “Ambiente sc”.

Me këtë rast zëvendësministri Koci ka falënderuar zëvendësambsadorin Corradini për përkrahjen që Italia po i jep Republikës së Kosovës në fusha të ndryshme e sidomos në atë të energjisë dhe minierave.

“Ne si MZHE kemi vite që kemi bashkëpunim të mirë me Italinë në fusha të ndryshme, e së fundmi edhe në atë të mbrojtjes së ambientit, andaj jemi të gatshëm për çfarëdo bashkëpunimi që do të ndikonte në zhvillimin ekonomik të vendit tonë”, shtoi zëvendësministri Gani  Koci.

Nga ana e saj Patrizia Vianello, ka njoftuar zëvendësministrin Koci me veprimtarinë e kompanisë “Ambiente”,  po ashtu për projektet me të cilat është duke u marr aktualisht në Kosovë. ”Jemi të interesuar për të investuar në Republikën e Kosovës si vend me potenciale të shumta minerare dhe aktualisht jemi duke punuar në një projekt përkatësisht në studimin e fizibilitetit për ndotjen e ambientit në Termocentralin ‘Kosova B’. Mirëpo shpresojmë që do të kemi edhe projekte të tjera sa i përket mbrojtjes së ambientit”, u shpreh znj. Vianello.

Zëvendësministri Koci  gjatë takimit i ka informuar të pranishmit se Kosova ka krijuar një infrastrukturë ligjore të favorshme për investimet e huaja, të cilat do ta ndihmonin zhvillimin ekonomik të Kosovës dhe po ashtu ka shprehur gatishmëri për bashkëpunim edhe në të ardhmen.

Ndryshe, kompania “AmbienteSc”, është kompani italiane, njëra ndër kompanitë më të njohura në fushën e mbrojtjes së ambientit në Itali si një kompani me traditë mbi 30 vjeçare.

Kontrolloni gjithashtu

Kryetari Latifi mbajti mbledhjen e radhës me drejtorët e drejtorive

Kryetari i komunës së Rahovecit Smajl Latifi, mbajti mbledhjen e përjavshme me drejtorët e drejtorive, …