Kolinda G. Kitaroviq: Shkëmbimi i territoreve do të ishte një ide shumë e keqe, me të cilën, do të hapej kutia e Pandorës

Kolinda G. Kitaroviq: Shkëmbimi i territoreve do të ishte një ide shumë e keqe, me të cilën, do të hapej kutia e Pandorës

Kryetarja e Kroacisë, Kolina Grabar-Kitaroviq, gjatë një bisede me Sekretarin e Përgjithshëm të OKB-së, Antonio Guterres, thotë se kanë folur për situatën në Bosnjë e Hercegovinë dhe raportet mes Beogradit dhe Prishtinës, duke theksuar se shkëmbimi i territoreve do të ishte një ide shumë e keqe, me të cilën, sipas saj  do të hapej kutia e Pandorës në rajonin e ish-Jugosllavisë. Në komunikatën e lëshuar me këtë rast thuhet se biseda me Guterresin ka pasur për qëllim të shpalosen qëndrimet për gjendjen në Evropën juglindore. Sipas kësaj komunikate temat kryesore kanë qenë zhvillimi i situatës në juglindje të Evropës, në veçanti në Bosnje e Hercegovinë dhe raportet mes Beogradit e Prishtinës. “Kam përmendur shkëmbimin e territoreve, duke theksuar qartë se do të ishte një ide e keqe që do të hapte kutinë e Pandorës”, ka deklaruar presidentja kroate.

Kontrolloni gjithashtu

Blerta Deliu-Kodra

Blerta Deliu: PDK, do ta respektojë vendimin e Gjykatës Kushtetuese për dekretin e shpërndarjes së Kuvendit

Deputetja e Partisë Demokratike e Kosovës, Blerta Deliu-Kodra, ka deklaruar se kjo parti do të …