Albin Kurti: Hashim Thaçi nuk mund të sillet me mua sikur ka bërë me Ramush Haradinajn

Albin Kurti: Hashim Thaçi nuk mund të sillet me mua sikur ka bërë me Ramush Haradinajn

Kandidati i Lëvizjes Vetëvendosje për kryeministër, Albin Kurti duke folur për koalicionin pas-zgjedhor me LDK-në, ka deklaruar sot se duhet pasur kujdes se kush po e fiton besimin e popullit për deputet, nga radhët e kësaj partie, sepse ai janë disa persona brenda LDK-së që e duan PDK-në më shumë se Vetëvendosjen. Duhet të përcjellim me kujdes se kush po fiton në Kuvendin e Kosovës nga lista e deputetëve të saj, sepse ka që nuk na preferojnë neve e janë për PDK…Na duhet një qeveri stabile me më shumë se 61 deputetë.  Kurti foli edhe për shumë çështje të tjera, ku u shpreh i gatshëm për bashkëpunim me kryetarin, Hashim Thaçi, por theksoi se në qeverinë e tij, të parit të shtetit do t’i kufizohet hapësira manovruese.“Ai nuk mund të sillet me mua sikur ka bërë në mandatin e kaluar me kryeministrin, Haradinaj, ka thënë mes tjerash, Albin Kurti.

Kontrolloni gjithashtu

Shqipëria projekton buxhetin 10.15 miliardë euro për vitin 2027

Shqipëria parashikon një buxhet prej rreth 10.15 miliardë eurosh për vitin 2027, ndërsa Qeveria e …