Përkujtohet dëshmori Naser Kodra

Në 21-vjetorin e rënies u përkujtua dëshmori Naser Kodra, një delegacion i Drejtorëve dhe stafit komunal të Skenderajt të shoqëruar edhe nga deputeti Bekim Haxhiu, kanë bërë nderime dhe kanë vendosur lule pran varrit në Kompleksin Memorial në Marinë. “Sot, përkujtojmë me respekt të lartë dëshmorin Naser Kodra, i cili 21 vite më parë, ra në fushën e nderit, në mbrojtje të atdheut. Dëshmorët do t’i kujtojmë dhe nderojmë gjithmonë, ata janë krenaria jonë kombëtare. Lavdi dëshmorit Naser Kodra dhe gjithë dëshmorëve të kombit!” ka shkruar kryetari i komunës së Skenderajt Bekim Jashari në përkujtim të dëshmorit Naser Kodra.

Kontrolloni gjithashtu

Kryetari Haliti i nderon me mirënjohje të pensionuarit Agush Hasani dhe Samet Zuka

Kryetari i komunës së Vitisë, Sokol Haliti, së bashku me drejtoreshën e Arsimit në Viti, …