Visar Ymeri

Krijimi i fondit zhvillimor është masa e parë që do të ndërmarrë koalicioni AAK-PSD gjatë qeverisjes së ardhshme

Gjatë prezantimit të programit për zhvillimin ekonomik, kandidati i PSD-së për deputet Visar Ymeri, tha se ky fond do të ndihmojë bizneset dhe në krijimin e vendeve të reja të punës.”Në sektorin e ekonomisë ka nevojë për ndërhyrje në mënyrë që të ndihmohet afarizmi i tyre dhe të krijohen vende të reja të punës. Ne kemi paraparë disa masa përmes të cilave ekonomia do ta ketë një zhvillim, një nga kryesoret është fondi zhvillimor. Do ta themelojmë menjëherë dhe do të jetë entitet i pavarur dhe nën mbikëqyrjen e Kuvendit. Fondi do të financohet nga paratë e buxhetit, paratë e mbetura nga fondi i privatizimit dhe një pjesë nga trusti”, tha ai.Ky fond, sipas Ymerit, do të ndihmojnë në katër sektorë, e para do të ketë parasysh punësimin, e dyta investimet në asetet si Trepçë, Telekom, energji. E treta ka të bëjë me investime dhe kreditimin e kompanive që eksportojnë.  E katërta është investimi në rritjen dhe hapjen e kompanive që janë të orientuara në teknologji dhe informacion. Muhamet Spahiu nga AAK, ka paraqitur disa nga prioritet e tjera sa i përket zhvillimit ekonomik.

Kontrolloni gjithashtu

AAK-ja ka festuar 24-vjetorin e themelimit në një takim me strukturat e të gjitha niveleve të organizimit dhe me simpatizantë

AAK-ja ka festuar 24-vjetorin e themelimit në një takim me strukturat e të gjitha niveleve të organizimit dhe me simpatizantë

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës ka festuar  24-vjetorin e  themelimit, me një takim të organizuar …