Nenad Rashiq, është politikani i parë dhe i vetëm serb që ka kandiduar për kryeministër të Kosovës në zgjedhjet e 6 Tetorit

Beogradi zyrtar dhe jozyrtar po i përdor krejt forcat për momente politike, kundër partive serbe në Kosovë

Kandidati për kryeministër nga radhët e koalicionit ‘Sloboda’, Nenad Rashiq, ka folur lidhur me  zgjedhjet e parakohshme, për koalicionin ‘Sloboda’, për gjuhën linçuese dhe të tensinouar që janë duke e përdorur zyrtarët e Listës Serbe dhe Beogradi zyrtar kundër këtij koalicioni. Ai gjithashtu ka folur edhe për programin qeverisës, si dhe për marrëveshjen finale Kosovë-Serbi e dialogun.  Rashiq ka thënë se zyrtarët e koalicionit që ai e udhëheq janë në presion të madh nga mekanizma legal dhe ilegal të udhëhequr nga Beogradi për të dëmtuar e frikësuar ata. Ai ka shpjeguar edhe pse sipas tij koalicioni ‘Sloboda’ është në këtë garë për tu ofruar serbëve të Kosovës një perspektivë tjetër në Kosovë. “Konsideroj që serbët e Kosovës janë popull i uzurpuar dhe e kemi zgjedhur një fjalë si sinonim i lirisë. Pra liri nga të gjitha dukuritë negative. Në momentin kur Beogradi zyrtar dhe jozyrtar i përdor krejt forcat për momente politike, i shkel trupat, ju duhet të jeni të gatshëm për një luftë. Metodat që po përdorën këto ditë, ku tre-katër njerëz janë larguar nga puna, një komisioner e kanë suspenduar në komunën e Graçanicës, e po ashtu edhe një komisioneri tjetër nënën e tij. Sa paradoksale mund të jetë kur një komisioner ka mendimin e tij politik dhe e përjashtojnë nënën e tij nga puna për këtë gjë”, ka thënë ai. (Telegrafi)

Kontrolloni gjithashtu

Gucati

Dënohet me katër muaj burgim personi që kërcënoi Hysni Gucatin

Gjykata ka dënuar me katër muaj burgim Eqrem Avdullahun, pasi u shpall fajtor për kërcënim …