​Kuvendit të Kosovës i rekomandohet miratimi i Projektligjit për dërgimin e FSK-së në misione jashtë vendit

Komanda Ushtarake Amerikane në Evropë, ka njoftuar për një ushtrim të përbashkët të FSK-së dhe Forcave Speciale amerikane

Komanda ushtarake e SHBA-së në Evropë, ka njoftuar për një ushtrim të përbashkët të ushtarëve të Forcës së Sigurisë së Kosovës(FSK) dhe Forcave Speciale amerikane. Njësia Speciale e Ndërhyrjes së shpejtë e FSK-së është trajnuar sot nga Forcat Speciale të ushtrisë amerikane për teknikat e bartjes së të plagosurve. “Njësia Speciale e Ndërhyrjes së FSK-së në Kosovë ka kryer teknika të transportit të viktimave gjatë një stërvitje dypalëshe stërvitore me Forcat Speciale të Ushtrisë Amerikane në Prishtinë. Ne trajnojmë vazhdimisht me partnerët tanë për të ruajtur stabilitetin dhe sigurinë në rajonin e Ballkanit”, thuhet në njoftim.

Kontrolloni gjithashtu

“TRIUMFI DARDAN”/ 40 KADETË TË NATO-s, SFIDOHEN NË KOSOVË, 52 KILOMETRA NË TERREN TË VËSHTIRË

Qendra për Studime Universitare e FSK-së ka përmbyllur garën njëjavore “Triumfi Dardan”, me pjesëmarrjen rekord …