leoni

Komandanti i FSK-së, Rrahman Rama kërkon që sa më parë të themelohet Forca e Armatosur e Kosovës

Komandanti i FSK-së, Rrahman Rama gjatë raportimit të tij para Komisionit Parlamentar për Mbikëqyrje të FSK-së, ka thënë se kjo forcë po e pret vendimin politik për të nisur implementimin e planit dhjetëvjeçar, në mënyrë  që Kosova të ketë ushtri të mirëfilltë. Duke folur në detaje për angazhimin, misionet dhe punën e Forcës së Sigurisë së Kosovës gjatë vitit 2015, gjeneral Rama ka thënë se pas ditës “D” apo vendimit politik, prioritet i Forcës do të jetë shndërrimi i Ministrisë së FSK-së në ministri të mbrojtjes. Rama ka bërë thirrje në investimin e Komandës së Trajnimit dhe Doktrinës, meqë ajo është themeli i një ushtrie.

Kontrolloni gjithashtu

Shukri Buja

Shukri Buja reagon pas vendimit të Themelores: “Vendim i pabazë, tentim për të më ndalur politikisht në Lipjan”

Shukri Buja, kandidat i PDK-së,  për kryetar të Komunës së Lipjanit, ka reaguar ashpër ndaj …