Komandanti i Forcave të Përbashkëta Aleate në Napoli, Admirali Stuart Munsch deklaroi se Ura e Ibrit nuk duhet të hapet

Komandanti i Forcave të Përbashkëta Aleate në Napoli, Admirali Stjuart Manç deklaroi se Ura e Ibrit nuk duhet të hapet dhe se një gjë e tillë mund të shkaktojë rrezik. Kështu u shpreh ai pas ceremonisë së ndërrimit të komandës së KFOR-it në kampin “Film City” në Prishtinë, ku ai foli për situatën në veri dhe bashkëpunimin me institucionet e sigurisë në vend. Komandanti i Forcave të Përbashkëta Aleate Napoli u pyet edhe lidhur me shqetësimet e ngritura nga autoritetet vendore për 48 bazat ushtarake të vendosura përreth kufirit me Serbinë. Në konferencë për media pas ceremonisë së ndërrimit të komandës së KFOR-it, admirali i NATO-s u shpreh se mandati i KFOR-it në Kosovë është për një mjedis të sigurt, për çka shtoi se ka sfida të vazhdueshme.

Kontrolloni gjithashtu

Nisma Socialdemokrate propozon Fatmir Limajn për president

 Teksa skena politike në Kosovë vazhdon të dominohet nga diskutimet për zgjedhjen e presidentit të …