Komandanti i FSK-së, Gjenerallejtënant Bashkim Jashari, bëri homazhe në Kompleksin Memorial “Adem Jashari”, në Prekaz

Në vazhdën e aktiviteteve për të nderuar “Epopenë e UÇK-së”, sot Komandanti i Forcës së Sigurisë së Kosovës, Gjenerallejtënant Bashkim Jashari së bashku me njësinë e Operacioneve Speciale të Forcës së Sigurisë së Kosovës, bënë homazhe në Kompleksin Memorial “Adem Jashari” në Prekaz. Këto homazhe u bënë në  nderim të 27 vjetorit të “Epopesë së UÇK-së”, rënies heroike të komandantit legjendar Adem Jashari, familjes Jashari, dhe të gjithë të rënëve për liri. Kujtimi i ditëve të tilla dhe nderimi i të rënëve për liri është frymëzim për t’i shërbyer atdheut.

Kontrolloni gjithashtu

Ali Ahmeti paralajmëron protestë në Shkup më 13 dhjetor në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti, ka njoftuar se më 13 dhjetor në …