Ambasada e Anglisë konsideron se jo shpërfillja, por respektimi i sundimit të ligjit është tipar kryesor i demokracisë në Kosovë

Nga Ambasada kanë kërkuar që të respektohet Kushtetuta dhe procedurat ligjore dhe të veprohet në interesin më të mirë të vendit. Kryeministri i Kosovës dhe kreu i Lëvizjes Vetëvendosje ka disa muaj që është duke refuzuar thirrjen e Prokurorisë Speciale për t’u paraqitur para prokurorëve në cilësinë e dëshmitarit për rastin e rezervave shtetërore. Kurti s’ka përfillur as urdhrin e Gjykatës së Prishtinës që e kishte obliguar për t’u paraqitur të martën në orën 10:00 para Prokurorisë Speciale, dhe nga qyteti i Gjilanit ku po vendoste themelet e një çerdheje, ka vazhduar sulmet e tij ndaj institucionit të Prokurorisë me akuzën se në këtë çështje ka interferime politike.

Kontrolloni gjithashtu

Shqipëria projekton buxhetin 10.15 miliardë euro për vitin 2027

Shqipëria parashikon një buxhet prej rreth 10.15 miliardë eurosh për vitin 2027, ndërsa Qeveria e …