Komandanti i FSK-së priti në takim Drejtorin e Ushtrisë së Gardave Kombëtare të SHBA-së

Komandanti i Forcës së Sigurisë së Kosovës, Gjenerallejtënant Bashkim Jashari, priti në takim zyrtar Drejtorin e Ushtrisë së Gardave Kombëtare të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Gjenerallejtënant Jonathan M. Stubbs, i shoqëruar nga Gjeneral Major Levon E. Cumpton dhe delegacioni përkatës. Gjatë takimit u diskutua për bashkëpunimin e shkëlqyer ndërmjet Forcës së Sigurisë së Kosovës dhe Byrosë së Gardës Kombëtare të SHBA-së, me theks të veçantë partneritetin e suksesshëm me Gardën Kombëtare të Ajovës. Palët vlerësuan lartë mbështetjen e vazhdueshme amerikane në ngritjen e kapaciteteve profesionale të FSK-së, zhvillimin e trajnimeve të përbashkëta si dhe avancimin e ndërveprueshmërisë me forcat partnere. Gjenerallejtënant Jashari shprehu mirënjohjen e tij për mbështetjen e pandërprerë të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, duke e cilësuar këtë partneritet si thelbësor për zhvillimin, modernizimin dhe profesionalizimin e Forcës së Sigurisë së Kosovës. Gjatë takimit, palët u pajtuan se Programi i Partneritetit të Përbashkët ndërmjet Gardës Kombëtare të Ajovës dhe FSK-së përbën një shembull të suksesshëm bashkëpunimi, me rezultate konkrete në aktivitete dhe fusha të ndryshme.

Kontrolloni gjithashtu

Kirurgu torakal, dr. Fitim Selimi, reagon ndaj tarifës për përcjellësit në QKUK

Kirurgu torakal në Qendra Klinike Universitare e Kosovës, Fitim Selimi, ka reaguar ashpër ndaj vendosjes …