leoni

Komandanti i Gardës Kombëtare të Iowa-s i viziton pjesëtarët e FSK-së në trajnimin e specializuar të mjekësisë luftarake

Komandanti i Gardës së Iowa-s i viziton pjesëtarët e FSK-së në trajnimin e specializuar të mjekësisë luftarake

Në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ushtarët e Forcës së Sigurisë së Kosovës janë duke ndjekur trajnimin e specializuar të mjekësisë luftarake. Pjesëtarët e FSK-së u vizituan nga komandanti i Gardës Kombëtare të Iowa-s, gjeneral major Ben Corell. E bashkë me kolegët dhe instruktorët amerikanë nga Instituti i Trajnimeve, ushtarët e FSK-së demonstruan praktikisht shkathtësitë e tyre për kujdesin ndaj të plagosurve në fushëbetejë. Kështu kanë treguar nga Ministria e Mbrojtjes përmes një komunikate. Ministria e Mbrojtjes thekson se partneriteti i tyre me Gardën Kombëtare të Iowa-s është vlerë e pazëvendësueshme tash e 9 vite dhe se është faktori kryesor i të arriturave të deritashme në aftësitë dhe kapacitetet operacionale të FSK-së.

Kontrolloni gjithashtu

Fatmir Humolli

Fatmir Humolli godet Kurtin: “Arrogant, s’duhet të ketë mundësi për qeveri të re”

Ish-deputeti i Vetëvendosjes, Fatmir Humolli, ka kritikuar ashpër kryeministrin në detyrë Albin Kurti, duke e …