Komandanti i Grupit Shumëkombesh Perendim të KFOR –it, vizitoi Komunën e Junikut

 

Kryetari i Komunës së Junikut  Agron Kuçi, priti në takim Komandantin e Grupit shumëkombësh Perendim të KFOR dhe të kontingjentit Italian në Kosovë, kolonel Daniele Pisani, bashkë me përfaqesuës të tjerë të KFOR-it italian. Në takim kryetari Kuçi i njoftoi përfaqësuesit e KFOR-it për zhvillimet aktuale në Komunën e Junikut, gjithashtu edhe për prioritetet të cilat i ka komuna në ngritjen e mirëqënies së qytetarëve.

Temë diskutimi ishte edhe çështja e sigurisë në vend e cila përgjithsisht u vlerësua si e qetë, sidomos në Komunën e Junikut, por megjithatë palët u zotuan në ruajtje dhe kultivim të bashkëpunimit të ndërsjelltë me qëllim të ruajtjes së klimës së mirë për jetesë dhe ofrimit të shërbimeve sa më të mira për qytetarët.

Kontrolloni gjithashtu

Kryetari Haliti i nderon me mirënjohje të pensionuarit Agush Hasani dhe Samet Zuka

Kryetari i komunës së Vitisë, Sokol Haliti, së bashku me drejtoreshën e Arsimit në Viti, …