Komandanti i KFOR-it, gjenerali turk, Ozkan Ulutash, ka qëndruar në një vizitë zyrtare, në selinë e NATO-s, në Bruksel

Komandanti i KFOR-it, gjenerali, Ozkan Ulutas, është takuar në Bruksel, me ambasadorët e të gjitha vendeve anëtare të NATO-s

Komandanti i KFOR-it, gjenerali, Ozkan Ulutas, ka njoftuar lidhur me vizitën e tij, në Bruksel,  ku është takuar me ambasadorët e të gjitha vendeve anëtare të NATO-s dhe partnerëve që kontribuojnë me trupa në misionin e KFOR-it. Ulutas përmes një komunikate të lëshuar nga KFOR-i, ka thënë se derisa po i afrohet fundit të mandatit të tij si Komandant i KFOR-it, dëshiron të reflektojë për një vit të ngarkuar, si për të personalisht ashtu edhe për situatën e sigurisë në Kosovë. Në muajt e fundit ka parë vendosmërinë e popullit të Kosovës përtej historisë komplekse dhe ka thënë se pavarësisht dallimeve, të gjitha komunitetet në Kosovës ndajnë shpresën e përbashkët për një të ardhme paqësore dhe të begatë.  Ulutas ka thënë se për fat të keq, shumë sfida vazhdojnë të mesin, tensionet janë ende të pranishme dhe se mosbesimi ndërmjet komuniteteve e pengon përparimin.

Kontrolloni gjithashtu

Blerim Canaj: Mungon vullneti për qeveri të re – nuk përjashtohet kthimi i vendit në zgjedhje

Analisti politik Blerim Canaj ka deklaruar se, pavarësisht fitores së madhe të Lëvizjes Vetëvendosje në …