Komandanti i KFOR-it, Özkan Ulutash, mbajti një takim me ambasadorët e vendeve të Quint-it, për sigurinë në Kosovë

Komandanti i KFOR-it në Kosovë, gjeneralmajori turk,  Özkan Ulutash, në krye të misionit të udhëhequr nga NATO, ka zhvilluar një takim me ambasadorët e vendeve të Quint-it për të shkëmbyer pikëpamje në lidhje me zhvillimet e sigurisë në Kosovë dhe në rajon. Në një njoftim është theksuar përkushtimi i palëkundur i Komunitetit Ndërkombëtar për stabilitetin rajonal dhe për punën e vazhdueshme të KFOR-it në zbatimin e mandatit të tij, si dhe mbështetjen e dialogut ndërmjetësuar nga BE-ja mes Beogradit dhe Prishtinës. KFOR-i, duke u bazuar në Rezolutën 1244 të Këshillit të Sigurimit të OKB-së të vitit 1999, vazhdon të ofrojë një mjedis të sigurt për të gjitha komunitetet në Kosovë dhe lirinë e lëvizjes në mënyrë të paanshme. Ulutaş ka biseduar me ambasadorët e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Mbretërisë së Bashkuar, Francës, Gjermanisë, Turqisë, Italisë dhe përfaqësuesen e BE-së në Kosovë, për të diskutuar sfidat dhe mundësitë për të përforcuar stabilitetin dhe sigurinë në rajon.

Kontrolloni gjithashtu

Dardan Sejdiu: Situata e krijuar pas reciprocitetit të targave, thjeshtë është zbatim i një marrëveshjeje

Dardan Sejdiu: SHBA po i dërgon Kosovës paralajmërimin e fundit për energjinë dhe investimet strategjike

Analisti politik Dardan Sejdiu ka deklaruar se letra e publikuar së fundmi nga diplomatja amerikane …