KFOR-i është dispozicion dhe gjendje gatishmërie për t’u dalë në ndihmë popullit të Kosovës

Komandanti i KFOR-it, Salvatore Couci: Çdo agresion ndaj Kosovës, është agresion ndaj NATO-s

Komandanti i KFOR-it, Salvatore Couci, ka folur për situatën e fundit të sigurisë të krijuar në Kosovë.  Duke u përgjigjur në pyetjen nëse Kosova është e rrezikuar nga agresioni i jashtëm, Cuoci ka thënë se, derisa KFOR-i është në Kosovë çdo agresion ndaj vendit është agresion ndaj KFOR-it e ndaj NATO-s. Kjo deklaratë e komandantit të KFOR’it, vjen pas kërcënimeve të mundshme të Rusisë në Kosovë e duke i marrë parasysh përplasjet e vazhdueshme të saj me aleancën. “NATO-ja është këtu. Në parim KFOR-i është NATO-s dhe derisa KFOR-i të jetë këtu çdo agresion në vend do të jetë një agresion ndaj KFOR-it e ndaj NATO-s gjithashtu. Unë nuk mendoj se do të ketë një kërcënim të drejtpërdrejtë për Kosovën”, deklaroi Couci në një intervistë për Zërin.

Ai është përgjigjur edhe në atë nëse ka ndonjë kërcënim real nga Rusia. “Mund të kemi një influencë ruse sigurisht, por kjo është pjesë e politikave ndërkombëtare që çdo vend i ndërmerr dhe në thelb momentalisht nuk shohim një kërcënim real nga Rusia në Kosovë. Nëse kjo do të ndodhë sigurisht që KFOR-i është këtu dhe ne do të kujdesemi edhe për këtë, si dhe NATO-ja do të kujdeset për këtë”.

Kontrolloni gjithashtu

DASH: Qeveria e Kosovës është treguar e pasuksesshme në përpjekjet për të hetuar dhe luftuar individët e korruptuar

DASh, është shprehur i zhgënjyer pasi dy persona të sanksionuar nga ShBA janë propozuar për të qenë pjesë e qeverisë së re në Serbi

Departamenti Amerikan i Shtetit ka  bërë e ditur se pozicioni i tyre për ish-shefin e …