leoni

Komandanti i NATO-s: Problemi më i madh në Ballkan është Serbia

Komandanti i NATO-s: Problemi më i madh në Ballkan është Serbia

Gjatë fjalës së tij para Komitetit të Senatit për Forcat e Armatosura, komandanti i forcave të NATO-s në Evropë, gjenerali Curtis Skaparoti, theksoi se problemi më i madh në Ballkan janë serbët. Ai theksoi më tutje se forcimi i ndikimit rus në Evropë është problemi më i madh në sferën ushtarake, veçanërisht në Ballkanin Perëndimor. Rusia përdor marrëdhëniet me udhëheqësit e Republikës Serbe për të minuar institucionet e Bosnje dhe Hercegovinës. Mungesa e aktivitetit diplomatik kontribuon në përhapjen e ndikimit rus në Ballkan dhe problemi më i madh i këtij rajoni është Serbia.  Rusia është duke u përpjekur për të parandaluar rrugën euroatlantike të disa vendeve në rajon. Shtetet e Bashkuara i kanë drejtuar sytë drejt Ballkanit Perëndimor, të bindur në krijimin e një ushtrie më të madhe, dhe angazhimit diplomatik në rajon, ka deklaruar komandanti i forcave të NATO-s në Evropë, gjenerali Curtis Skaparoti.

Kontrolloni gjithashtu

Debat për 100 eurot e studentëve: opozita akuzon qeverinë për përdorim elektoral të buxhetit

Para zgjedhjeve lokale të 12 tetorit, qeveria në detyrë e Kosovës kishte miratuar ndarjen e …