Brickos

Komandanti i KFOR-it gjenerali Giovanni Fungo i entuziazmuar me zhvillimet pozitive në Skenderaj

Të enjten Komunën e Skenderajt e ka vizituar gjenerali Giovanni Fungo, komandant i KFOR-it në Kosovë, i cili është pritur nga nënkryetari i komunës së Skenderajt z. Fadil Nura.

Në takimin miqësor dhe të përzemërt gjenerali Fungo dhe nënkryetari Nura kanë shkëmbyer opinionet e tyre në lidhje me situatën e sigurisë dhe aspekte të tjera që kanë të bëjnë me bashkëpunimin e Komunës së Skenderajt me KFOR-in.

Në hapje të takimit komandanti i KFOR-it është shprehur i entuziazmuar me zhvillimet pozitive që kanë ndodhur në Skenderaj që nga pas lufta. Ai më këtë rast e kujtoi momentin e parë kur e kishte vizituar Skenderajn në vitin 1999, duke bërë krahasime në raport me zhvillimin që është bërë në Skenderaj. Ai e përgëzoi nënkryetarin Nura për zhvillimet e dukshme pozitive që kanë ndodhur në Skenderaj si në aspektin e ndërtimit të qytetit po ashtu edhe në atë të zhvillimit ekonomik.

Fadil Nura e falënderoi gjeneralin Fungo për vizitën dhe vlerësimet pozitive të tij për Skenderajn, duke theksuar se zhvillimet pozitive në Skenderaj kanë ndodhur edhe falë bashkëpunimit me institucionet e sigurisë, në këtë rast me KFOR-in. Z. Nura rikujtoi se Skenderaj gjatë periudhës së ish Jugosllavisë ka qenë zonë e anatemuar, ndërsa gjatë luftës plotësisht e shkatërruar.

Ai e informoi komandantin e KFOR-it në lidhje me sigurinë në komunë, duke theksuar faktin se në bazë të statistikave zyrtare komuna e Skenderajt është komuna më e qetë në Kosovë.

Duke folur për aspektet e zhvillimit ekonomik z. Nura e informoi mysafirin për përpjekjet e komunës së Skenderajt për thithje të investimeve dhe rritje të punësimit, duke përmendur interesimin dhe nisjen e investimeve nga investitorë nga vendet e BE-së në dy projekte të rëndësishme.

Në takim u diskutua edhe për tema të tjera të zhvillimeve në Kosovë në aspektin e sigurisë dhe ngritjes së mirëqenies së qytetarëve, përfshirë edhe komunitetet pakicë, me qëllim të vazhdimit të bashkëpunimit. Të dy bashkëbiseduesit u shprehen të gatshëm për të bashkëpunuar në realizimin e projekteve të përbashkëta në të mirë të përgjithshme të qytetarëve.

Nënkryetari Fadil Nura dhe komandanti i KFOR-it gjenerali Giovanni Fungo kanë bërë një shëtitje në sheshin “Adem Jashari’, ndërsa më pas kanë vizituar hapësirën e LMT-së të ofruar nga Komuna e Skenderajt.

Kontrolloni gjithashtu

Në komunën e Rahovecit mbahet tryeza e diskutimit “Ora e gjelbër”, e organizuar nga SHL Kosova

Shefi i Kabinetit të Kryetarit të komunës së Rahovecit, z. Ali Morina, i shoqëruar nga …