Komedia “Lufta Iliro Romake” sonte në 20:00 transmetohet live

Sonte, më 20 prill 2020, në kuadër të Kalendarit të përbashkët të teatrove të Kosovës në orën 20:00, Teatri ODA shfaq komedinë \”LUFTA ILIRO ROMAKE\” në formatin online/livestream në faqen zyrtare të Teatrit ODA në Facebook (@teatrioda). “Lufta Iliro Romake”, produksion i Teatrit ODA, një komedi e stilit “Monty Python Flying Circuses” e cila për temë ka historinë e popullit shqiptar që nga koha e Ilirisë e deri në ditët e sotme. Shqiptarët vazhdimisht kemi qenë të robëruar dhe sa herë që kemi menduar që po çlirohemi në fakt vetëm kemi ndërruar formën apo okupuesin. Lufta me Ilirëve dhe Romakëve fillon si pasojë e një keqkuptimi rreth “sferëzës së shenjtë”, këtë luftë e fitojnë Ilirët por kur fillojnë të festojnë lirinë ata kuptojnë që janë pushtuar nga dikush tjetër. Kjo shfaqje kur është inskenuar ka qenë një lloj vazhdimësie e komedisë “TRE GJERMANËT E TRASHË” sa i përket stilit të lojës dhe humorit. Teksti është shkruar nga Lirak Çelaj e me regji të Florent Mehmetit; Luajnë: Naser Rafuna, Ard Islami, Adrian Morina, Lirak Çelaj, Flutura Zeneli dhe Besfort Daka; Skenografia: Petrit Bakalli; Muzika; Liburn Jupolli.

#rriNshpiShikoTeater

Kontrolloni gjithashtu

U përmbyll me sukses edhe një edicion i festivalit të folklorit “Anadrinia jehon”

U përmbyll me sukses edhe një edicion i festivalit të folklorit “Anadrinia jehon” në komunën …