KOMF

KOMF, fton gazetarët dhe profesionistët për mbrojtjene fëmijëve të marrin pjesë në webinarin me temë “Raportimi i mediave për fëmijët

Koalicioni i OJQ-ve për Mbrojtjen e Fëmijëve – KOMF, fton gazetarët dhe profesionistët për mbrojtjen e fëmijëve të marrin pjesë në webinarin me temë “Raportimi i mediave për fëmijët” i cili do të mbahet sot, më datë 5 Shkurt 2021, duke filluar nga ora 14:00 në platformën virtuale “Zoom”. Ky webinar ka për qëllim diskutimin mbi raportimin etik në media në rastet kur përfshihen fëmijët.

Pavarësisht qëllimit të mirë të gazetarëve në rastet kur raportojnë për fëmijët, sidomos fëmijët viktima, në disa raste ndodh që në këto raportime nuk përfillet baza ligjore, standardet dhe parimet etike për mbrojtjen e fëmijës. Poashtu, evidencat tregojnë se edhe nga ana e profesionistëve me mandat mbrojtjen e fëmijëve, ka patur shkelje të lidhura me raportimet për fëmijët e cenueshëm. KOMF konsideron se është e rëndësishme që të diskutohet bashkë me gazetarët dhe profesionistët e mandatuar për mbrojtjen e fëmijëve, mbi raportimin e bazuar në standarde dhe interesin më të mirë të fëmijës.

Folëse në këtë webinar do të jetë Donjetë Kelmendi – Drejtoreshë Ekzekutive në KOMF dhe Remzije Krasniqi – Këshilltare Nacionale për Avokim dhe Edukim në SOS Fshatrat e Fëmijëve Kosovë.

Kontrolloni gjithashtu

Agron O. Pacolli: Nuk te përkulen dot as burgjet,as plagët e as plumbat që ta qëndisën trupin dhe sërish mbete i pathyeshëm

Sot,me 20 prill,u bënë 25 vite nga rënia e babait, Osman Pacolli. Kur Atdheu kishte …