Komisionari për Zgjerimin Johannes Hahn dhe kryeministrat të shteteve të Ballkanit Perëndimor do të takohen në një takim jo formal sot në qytetin e Durrësit ku pritet të diskutojnë për integrimi ekonomik. Në njoftimin e lëshuar nga zyra për shtyp e Kryeministrisë bëhet e ditur se temë e diskutimit do të jetë vizioni i përbashkët për Strategjinë e Integrimit në Bashkimin Evropian, zbatimi dhe fuqizimi i zonës ekonomike rajonale, marrëveshja roaming dhe fillimi i negociatave për marrëveshjet e njohjes reciproke të kualifikimet akademike dhe profesionale. Në takim do të marrë pjesë dhe Kryetari i Bankës Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim, ndërkohë që kryeministrja e Serbisë Ana Brnabiç nuk e ka konfirmuar ende pjesmarrjen në takimin e së hënës.
Radio Kosova e Lirë Radio-Kosova e Lirë, Radio e luftës çlirimtare, paqes dhe bashkimit kombëtar, Zëri i lirisë, besnikja e pavarësisë dhe e bashkimit të shqiptarëve.
