Oliver Varhelyi

Komisioni Evropian publikoi raportin vjetor për Turqinë si vend kandidat për në BE, pjesë e Paketës së Zgjerimit 2023

Komisioni Evropian publikoi  raportin vjetor për Turqinë si vend kandidat për në BE,  duke qenë  pjesë e Paketës së Zgjerimit 2023. Oliver Varhelyi, Komisioneri për Fqinjësinë dhe Zgjerimin, njoftoi paketën, e cila përfshin vlerësimet më të fundit të Komisionit të BE-së për vendet kandidate, Turqinë, Kosovën, Shqipërinë, Malin e Zi, Maqedoninë e Veriut, Bosnjë dhe Hercegovinën e Serbinë. Komisioni pati kritika ndaj Turqisë në disa fusha, por këto nuk po pranon Ankaraja zyrtare. Në një deklaratë të lëshuar në përgjigje të raportit të fundit të KE-së, ministria e jashtme turke ka shprehur shqetësime për, siç thotë, qasjen e njëanshme të BE-së dhe ka hedhur poshtë kritikat të cilat i ka quajtur të pabaza. Turqia dënoi pengimin e dialogut ekzistues të nivelit të lartë dhe mekanizmave të bashkëpunimit me Turqinë në politikën e jashtme, zhvillimet rajonale, sigurinë, mbrojtjen dhe çështjet sektoriale. Vendi tha se vlerësimi nga ana e KE-së për përafrimi i vendit me politikat e BE-së në këto fusha vendimtare është zvogëluar, është “jo konsistente”, raporton Anadolu.

Kontrolloni gjithashtu

Specialja lehtëson masat për një vizitor të HashimThaçit, kufizimet mbeten për 10 të tjerë

Në gjykatën speciale në Hagë, është marrë vendim që vetëm njërit prej 11 personave t’i …