Komisioni Komunal i Aksionarëve mbajti mbledhjen e dytë të rregullt

Kryesuesi i Komisionit Komunal të  Aksionarëve në Komunën e Malishevës, Halil Morina,  para anëtarëve paraqiti rendin e punës së kësaj mbledhje dhe pas një diskutimi nga anëtarët u miratua unanimisht. Në këtë mbledhje u shqyrtua raporti i punës i Komisionit Komunal të Aksionarëve për vitin 2022, raport i cili do të rekomandohet për kuvend dhe do të diskutohet nga anëtarët e kuvendit, poashtu edhe plani i punës  i Komisionit Komunal të  Aksionarëve për vitin 2023, do të dërgohet për shqyrtim- diskutim dhe miratim nga anëtarët e Kuvendit të Komunës së Malishevës. Në fund anëtarët e Komisionit Komunal të Aksionarëve, diskutuan edhe për temat tjera që lidhen me ndërmarrjen publike të stacionit të autobusëve në Malishevë.

 

Kontrolloni gjithashtu

Kryetari Agim Aliu priti në takime ndaras disa nga kandidatët për deputet nga radhët e PDK-së

Kryetari i komunës së Ferizajt, z. Agim Aliu në kuadër të aktiviteteve të rregullta ditore …