Plotësim ndryshimi i statutit të Komunës së Malishevës në përfundim e sipër

Puna e komisionit për plotësimin dhe ndryshimin e statutit të Komunës së Malishevës, si akti më i lartë juridik i komunës, është drejt përfundimit, pasi përveç përgatitjes teknike, ky komisionin e ka përfunduar punën dhe së shpejti drafti i statutit pritet të dal edhe në diskutim publik. Ky komisionin, e ka mbajtur mbledhjen e njëmbëdhjetë të radhës, ku i ka shqyrtuar propozimet e deritanishme, të dhëna nga anëtarët e komisionit, i cili përbëhet nga kryesuesi i kuvendit, nënkryetari i komunës, përfaqësuesit e subjekteve politike në Kuvendin e Komunës dhe përfaqësues të shoqërisë civile. Qëllimi i plotësimit dhe ndryshimit të statutit, është harmonizimi i këtij akti juridik, me ligjet në fuqi, të cilat kanë pësuar ndryshime ndër vite dhe rrjedhimisht edhe statuti, duhet të përshtatet me këto ndryshime dhe nevojave të kohës.

 

Kontrolloni gjithashtu

U mbajt mbledhja e gjashtë e rregullt e Komitetit për Politikë dhe Financa

Nën udhëheqjen e kryesuesit të Kuvendit Komunal të Vitisë, Bekim Azizi, sot është mbajtur mbledhja …