Nënkryetari Iska priti në takim trajnerin e shkollës së basketbollit “Halit Hoxha”

Nënkryetari i Komunës së Rahovecit, z.Fatmir Iska, bashkë me drejtorin e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, z. Afrim Dina dhe shefin e kabinetit z.Ali Morina, pritën në takim trajnerin e shkollës së basketbollit “Halit Hoxha”, z. Admir Mullabazi dhe pionierët e kësaj shkolle, të cilët fituan Kupën e Kosovës, në kategorinë U-12. Nënkryetari Iska i ka uruan për suksesin e arritur dhe i ka inkurajuar ata që të vazhdojnë edhe me suksese të tjera. Përkrahja për këta çuna nuk ka munguar asnjëherë dhe nuk do të mungojë as në të ardhmen, ka thënë nënkryetari Iska.

Mund të jetë një imazh i 4 persona, njerëz të ulur, njerëz në këmbë, ambiente të brendshme dhe teksti që thotë "© CONDOR"

Kontrolloni gjithashtu

U mbajt takimi përmbyllës i dëgjimeve buxhetore publike për hartimin e buxhetit komunal për vitin 2027.

Në sallën e Kuvendit Komunal të Skenderajt, të premtën me 4 shtator 2026 u mbajt …