Komisioni Parlamentar për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale e viziton ShSKUK-në

Komisioni Parlamentar për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale e viziton ShSKUK-në

Komisioni Parlamentar për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale i Kuvendit të Kosovës, ka vizituar Shërbimin Spitalor Klinik dhe Universitar të Kosovës, për t’u njoftuar nga afër lidhur me punën e këtij institucioni, në veçanti lidhur me trajtimin e pacientëve të dyshuar dhe konfirmuar me COVID-19 si dhe menaxhimin e Pandemisë në përgjithësi. Gjatë takimit, deputetët u pritën nga ud. Drejtori i përgjithshëm i ShSKUK-së, Valbon Krasniqi dhe anëtarët e Bordit Drejtues të ShSKUK-së. Ai njoftoi deputetët për aktivitetet e kryera gjatë kësaj kohe, me fokusim në menaxhimin e Pandemisë COVID-19, dhe i njoftoi për planet konkrete për përgatitjet në përballimin e një vale tjetër të mundshme të pandemisë. Anëtarët e komisionit shprehen vlerësimin e tyre dhe falënderuan menaxhmentin e ShSKUK për menaxhimin e pandemisë dhe ofruan mbështetjen e tyre të vazhduar.

Kontrolloni gjithashtu

Burim Ramadani, në reagimin e tij ndaj Sveçlës për të shtënat në Ujman, ka thënë se ministri nuk ka verifikim të sigurisë

Burim Ramadani: Shkelje e rëndë e vullnetit qytetar dhe e demokracisë

Kandidati i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës për deputet, Burim Ramadani, ka reaguar me tone …