Parlamenti Evropian

Komisioni për Politikë të Jashtme i PE-së diskuton lidhur me raportet vjetore për Kosovën dhe Serbinë

Komisioni për Politikë të Jashtme i Parlamentit Evropian diskuton lidhur me raportet vjetore për Kosovën dhe Serbinë si dhe bën leximin e  parë të këtyre drafteve. Draftin e Raportit për Kosovën e ka përgatitur zëvendës-presidentja e Parlamentit Evropian Ulrike Lunaçek ndërsa atë për Serbinë deputeti gjerman David Mc Allister. Në draftin e raportit për Kosovën shprehet keqardhje për polarizimin ekstrem të skenës politike në Kosovë dhe u bëhet thirrje të gjitha partive politike që të krijojnë kushte për dialog të dobishëm i cili do të zbuste tensione dhe do të mundësonte gjetjen e një kompromisi të qëndrueshëm i cili do të ndihmonte rrugën evropiane të vendit. Lunaçek, u ka bërë thirrje liderëve të komunitetit serb të Kosovës që të marrin përgjegjësi dhe pronësi të plotë për vendet e tyre në institucionet e Kosovës, duke vepruar në mënyrë të pavarur nga Beogradi dhe në mënyrë konstruktive në dobi të gjithë popullit të Kosovës, raporton Radio Evropa e Lirë.

Kontrolloni gjithashtu

Specialja lehtëson masat për një vizitor të HashimThaçit, kufizimet mbeten për 10 të tjerë

Në gjykatën speciale në Hagë, është marrë vendim që vetëm njërit prej 11 personave t’i …