Kryetarja e Komisionit Qendror Zgjedhor Valdete Daka , ka njoftuar për procesin e votimit në komunën e Burimit. Sipas saj deri në orën 11:00, kanë votuar 3 mijë e 748 votues , apo 7.63 përqind. “Deri në orën 11:00 kanë votuar 3 mijë e 748 votues apo 7.63%. Më 19 nëntor, deri në të njëjtën kohë kishin votuar 3 mijë e 106 votues apo 6.51%. Ju njoftojmë se procesi zgjedhor për kryetar të komunës së Istogut është duke vazhduar normalisht dhe nuk ka raportime për ndonjë problem.”, Daka.
Ndryshe, komuna e Burimit pas balotazhit me dyshime për keqpërdorime ka shkuar në rivotim, ku për kryetar të kësaj komune garojnë Haki Rugova nga LDK-ja dhe Gani Dreshaj nga AAK-ja.
Radio Kosova e Lirë Radio-Kosova e Lirë, Radio e luftës çlirimtare, paqes dhe bashkimit kombëtar, Zëri i lirisë, besnikja e pavarësisë dhe e bashkimit të shqiptarëve.
				