Komiteti i Komuniteteve në Deçan mbajti takimin e radhës

Komiteti i Komuniteteve, organ i Kuvendit të Komunës së Deçanit, mbajti takimin e rregullt të udhëhequr nga kryesuesi Shaban Pejçinoviq, në praninë e anëtarëve të këtij komiteti, përfaqësueseve të OSBE-së dhe UNMIK-ut. Pas miratimit të procesverbalit nga mbledhja e kaluar, Shaban Pejçinoviq tregoj për punën e kësaj zyre. Në takim u diskutua edhe për Planin e Veprimi të Komitetit për Komunitete për vitin 2022. Në takim fjalën e morën anëtaret e këtij komiteti Albesa Cacaj dhe Milanka Popoviq, të cilat shprehën disa pakënaqësi dhe ide te cilat do të ndihmonin në përmirësimin e punës në të mirë të këtij komiteti. Në planin e Komitetit për Komunitete janë paraparë edhe takime me drejtorë. Po ashtu u fol që të mbahen takime më të shpeshta në mënyrë që të jemi të njoftuar për së afërmi me problemet e komuniteteve. Ky komitet mban takime të rregullta çdo muaj.

Kontrolloni gjithashtu

Komuna e Deçanit ju bënë thirrje të gjithë qytetarëve të sajë që ta shfrytëzojnë kohen e mbetur për regjistrim

Komuna e Deçanit ju bënë thirrje të gjithë qytetarëve të sajë që ta shfrytëzojnë kohen …