Komiteti i Komuniteteve në Deçan mbajti takimin e rregullt

I udhëhequr nga kryesuesi i komitetit për komunitete të komunës së Deçanit, Muharrem Sadrijaj, në praninë e anëtareve të këtij komiteti, përfaqësuesve të UNMIK-ut, OSBE-së, KFOR-it, por pa praninë e Policisë është mbajt takimi i rregullt ku janë diskutuar pikat e rendit të ditës, ku janë trajtuar një varg çështjesh, që lidhen me gjendjen e komuniteteve të caktuara në shoqërinë e Deçanit, ani pse nuk kishte ndonjë raste që ka shqetësuar ketë  komunitet për tu raportuar.

Drejtuesi i këtij komiteti, z.Muharrem Sadrijaj, i informoi anëtarët e komitetit, se më pëlqim të anëtareve të këtij komiteti është propozuar që të zëvendësohet anëtarja e komitetit  Xheve Belaj pasi ka ndërruar jetë, më  një anëtar të ri, krekës e cila do ti drejtohet Asamblesë Komunale  për miratim.

Në një raport të hartuar nga ky komitet të cilët kanë dalë në teren për të vizituar familjet e komunitetit RAE  u raportua për gjendjen e disa familjeve të këtij komiteti  në komunë e Deçanit të cilat kane nevojë për ndihmë.

Kontrolloni gjithashtu

Komiteti për Politikë dhe Financa ka mbajtur mbledhjen e rregullt

Këtë të mërkurë Kryesuesi i Kuvendit të Komunës së Ferizajt Xhavit Zariqi, ka mbajtur mbledhjën …