Brickos

Komiteti për arsim, kulturë, rini dhe sport në Malishevë, mbajti takimin e radhës

Komiteti për Arsim, Kulturë, Rini dhe Sport, i drejtuar nga Januz Kastrati, ka mbajtur  takimin e rregullt të këtij komiteti, ku janë trajtuar disa çështje, e në veçanti, përgatitjet për shënimin e 16 Qershorit, Ditës së Çlirimit dhe Ditës së Dëshmorëve të Komunës së Malishevës.

Për këtë çështje, anëtarët e komitetit i ka informuar drejtoresha për Kulturë, Rini dhe Sport, Blerta Krasniqi, sipas së cilës, drejtoria që drejton ajo  është angazhuar me të gjitha kapacitetet e saj, në shënimin sa më të mirë të datës më të rëndësishme për Malishevën. Sipas saj, drejtoria ka planifikuar disa aktivitete të cilat do të vendosen nga Këshilli Organizativ, ku përveç aktiviteteve të parapara për ditën e 16 Qershorit, paraprakisht do të zhvillohen edhe një varg aktivitetesh kulturore dhe sportive.

Në këtë mbledhje, kryesuesi i komitetit, Januz Kastrati i informoi anëtarët e komiteti, edhe me informatat që disponon, rreth punës së komisionit komunal për ndarjen e bursave për student, çështje e cila do të diskutohet në mbledhjen e ardhshme të Kuvendit të Komunës.

Pas mbledhjes, në kuadër të punës së tyre, anëtarët e komitetit, kanë vizituar edhe dy shkolla të Komunës së Malishevës, për tu njohur me kushtet dhe mbajtjen e procesit mësimor.

Kontrolloni gjithashtu

Bashkim Ramosaj: Komuna e Deçanit ka fituar të drejtën për shfrytëzimin e tokave në Parkun Kombëtar “Bjeshkët e Nemuna”

Fitimi i të drejtës për shfrytëzimin e tokave në Parkun Kombëtar “Bjeshkët e Nemuna” është …