Shkolla “Shaban Jashari” kremtoi 90 vjetorin e themelimit

Shkolla fillore dhe e mesme e ulët “Shaban Jashari” në Skenderaj ka kremtuar 90 vjetorin e themelimit të saj. Kjo shkollë më këtë rast ka organizuar një sërë aktivitetesh promovuese dhe kulturore në shënim të kësaj dite.

Të pranishëm në këtë ngjarje ishin udhëheqës të Komunës së Skenderajt të prirë nga Nënkryetari Fadil Nura, përfaqësuesi i Familjes Jashari Rifat Jashari, si dhe mësimdhënës, prindër, nxënës dhe ish mësimdhënës të shkollës.

Në hapje të ceremonisë festive të shkollës, drejtori Rushit Jeta foli për punën e suksesshme të mësimdhënësve dhe stafit drejtues në avancimin e dijes në shkollë, duke përmendur rezultatet dhe të arriturat ndër vite.

Drejtori i Arsimit në Komunën e Skenderajt Bekim Latifi, i uroi të pranishmit me rastin e ditës së shkollës, duke i përgëzuar për punën dhe sukseset e arritura. Ai shprehu përkrahjen e institucioneve lokale në drejtim të avancimit të mëtutjeshëm të punës në shkollat e Skenderajt.

Më pas para të pranishmëve u shfaq një video-dokumentar i përgatitur nga nxënësit dhe mësimdhënësit e shkollës “Shaban Jashari”, në të cilin u paraqit historiku i shkollës që nga themelimi i saj, kontributi i Shaban Jasharit si njëri ndër mësuesit e parë të saj, si dhe të arriturat e nxënësve në fusha specifike të dijes, duke pasqyruar edhe sukseset e nxënësve në garat komunale dhe republikane.

Për nxënësit më të dalluar, drejtoria e shkollës ndau mirënjohje, ndërsa të pranishmit u argëtuan me një program të pasur artistik interpretuar nga nënës të talentuar në fushën e muzikës.

Shkolla “Shaban Jashari” e Skenderajt, numëron mbi 1 mijë nxënës dhe dallohet për sukseset a arritura jo vetëm në nivel lokal por edhe në atë shtetëror. Nxënësit e saj kanë treguar suksese kulminante në garat në fushat të ndryshme të dijes, organizuar nga Ministria e Arsimit dhe institucionet e tjera. Vlen të përmendët suksesi i nxënësit të kësaj shkolle Erlis Lushtaku, i cili në Garën e Inteligjencës “Eureka 3” ka zënë vendin e parë në Kosovë.

Shkolla “Shaban Jashari” është themeluar në vitin 1926. Mësuesit e parë të saj ishin: Rasim Kaloshi, Shaban Jashari, Meleqe Raqa dhe Nezafete Pula.

Kontrolloni gjithashtu

Drejtoria Komunale e Arsimit në Deçan ka filluar me procesin e hartimit të Planit Zhvillimor Komunal të Arsmit 2024 – 2027

Drejtoria Komunale e Arsimit në Deçan ka filluar me procesin e hartimit të Planit Zhvillimor …