Komiteti për Komunitete dha tri rekomandime për Kuvendin e Komunës së Malishevës

Komiteti për Komunitete, organ i Kuvendi të Komunës së Malishevës, nën drejtimin e kryesuesit të këtij komiteti, Labinot Gashi, ka mbajtur mbledhjen e rregull. Në këtë mbledhje, u shqyrtua raporti i punës së Drejtorisë për Arsim dhe Edukim, ndërsa në fund, komiteti ka dhënë edhe tri rekomandime, që do ti bëhen Kuvendit të Komunës, për planifikimin buxhetor.

Fillimisht drejtori i arsimin, Avdi Morina, raporti për punën e kësaj drejtorie në gjashtë mujorin e parë, si dhe për procesin e regjistrimit të nxënësve në vitin e ri shkollor. Sipas drejtorit, është përmbyllur një vit i suksesshëm, sidomos në infrastrukturën shkollore, por edhe në suksese në mësime, suksese të cilat vet nxënësit, i kanë arritur në garat e ndryshme shkollore. Po ashtu, edhe testi i maturës ka qenë shumë i suksesshëm, ku maturantët tanë kanë treguar rezultat të mirë, sikur që edhe testi i arritshmërisë ka dalë me rezultat të mirë. Sa i përket regjistrimit, drejtori Morina tha se janë duke u regjistruar nxënësit në shkollën e mesme, në gjimnaz dhe dy shkollat profesionale.

Anëtarët e komitetit, duke e shqyrtuar këtë raport, kërkuan nga drejtoria, që të mos lejoj mbingarkesë në klasa, pasi hapësira është e mjaftueshme.

Në fund, komiteti miratoi edhe tri rekomandime për Kuvendin e Komunës. Rekomandimi i parë është që të ndahen mjete për përfundimin e  kanalizimit në Kijevë, ndërsa rekomandimi i dytë ishte për ndarjen e mjeteve për vendosjen e shenjave në rrugë, sidomos në vendet e frekuentuara, siç janë shkollat dhe rekomandimi i tretë, ishte për ndarjen e mjeteve për zgjidhjen e çështjes së  banimit, për dy familje të komunitetit RAE.

Kontrolloni gjithashtu

Kryetari Haliti i nderon me mirënjohje të pensionuarit Agush Hasani dhe Samet Zuka

Kryetari i komunës së Vitisë, Sokol Haliti, së bashku me drejtoreshën e Arsimit në Viti, …