Përurohet në Tiranë libri: “Libri Prijës fetarë dhe shpirtërorë shqiptarë”, i autorit Faton Mehmetaj

Përurohet në Tiranë libri: “Libri Prijës fetarë dhe shpirtërorë shqiptarë”, i autorit, Faton Mehmetaj

Në Muzeun Historik Kombëtar, në sallën e UNESCO, në Tiranë , të premten duke filluar në ora 11:00, do të përurohet “Libri Prijës fetarë dhe shpritëror shqiptarë- bashkëjetesa ndërfetare dhe kontributi  tyre kombëtar” i publicistit dhe analistit të mirënjohur, Faton Mehmetaj.  Në këtë libër janë prezantuar biografitë e rreth 600 personaliteteve të botës shpirtërore e fetare shqiptare, prej periudhës antike, prej Shën Astit e Konstandinit të Madh me prejardhje ilire,  e deri në kohën e sotme, shumë prej tyre ende të panjohur nga publiku ynë dhe gati krejt të panjohur nga fqinjët tanë e popujt e tjerë.

E veçanta e punës hulumtuese e autorit, Faton Mehmetaj në shtjellimin e lëndës ka qenë qasja shkencore rreth definimit të personaliteteve, apo sikur themi, të figurave të njohura kombëtare dhe natyrës komplekse  që paraqitet me rastin e definimit të këtyre dijetarëve. I udhëhequr me një metodologji të përparuar shkencore, autori ka arritur në përfundim se shumë personalitete të së kaluarës kanë lënë trashëgim një veprimtari komplekse në dobi të kombit e atdheut, në dobi të gjuhës, fesë, traditës, politikës, arteve, kulturës, shkencave dhe përgjithësisht në dobi të kombit, dijes e përparimit. Pikërisht, duke zbuluar këtë kompleksitet shpirtëror, fetar, filozofik e  shkencor të këtyre personaliteteve, ai është përcaktuar për ndriçimin e jetës dhe veprave të një game të caktuar të dijetarëve shqiptarë, që  kanë lënë gjurmë në kujtesën tonë kolektive me angazhime të ndryshme, por me një qëllim të vetëm, me qëllim për të lënë pas dijen, emancipimin, vlerat humane, besimin hyjnor, por edhe besimin e njeriut të njeriu që rrezaton dije, emancipim  e përparim. (RKL)

Kontrolloni gjithashtu

Veterani i arsimit dhe i luftës së UÇK-së, Ramadan Rizani, nxori në dritë dy përmbledhje poetike: “Mos mi hap plagët e reja” dhe “Ç’faj kam unë”

Pas botimit të librit publicistik, “Krojmiri, strehë për mijëra të zhvendosur gjatë luftës”, në vitin …