Komiteti për Komunitete mbajti Mbledhjen e Tretë të rregullt

Komiteti për Komunitete i komunës së Malishevës mbajti të hënën mbledhjen e Tretë të rregullt

me këtë : REND TË DITËS

1. Shqyrtimi dhe miratimi i procesverbalit nga mbledhja e kaluar.

2. Takim me Drejtorin e drejtorisë për Shërbime Publike z.Izet Hoti.

3. Të ndryshme.

Komiteti për Komunitete i Komunës së Malishevës ka mbajtur mbledhjen e tretë të rregullt, të cilën e udhëhoqi kryesuesi i këtij komiteti, Fitim Shala.

Gjatë mbledhjes u diskutuan çështje me rëndësi për komunitetet dhe jetën e qytetarëve në Komunën e Malishevës, me theks të veçantë në çështjet që lidhen me shërbimet publike dhe mbrojtjen e mjedisit.

Në këtë mbledhje raportoi edhe drejtori i Drejtorisë së Shërbimeve Publike, Izet Hoti, i cili foli për çështjen e eliminimit të deponive ilegale, një problem që ndikon drejtpërdrejt në pastërtinë dhe cilësinë e mjedisit.

Drejtori Hoti theksoi rëndësinë e angazhimit të institucioneve, por edhe të vetë qytetarëve, në parandalimin e krijimit të deponive ilegale. Sipas tij, krahas ndërhyrjeve për largimin e mbeturinave në lokacionet problematike, rëndësi të veçantë ka edhe vetëdijesimi qytetar, në mënyrë që hapësirat publike të ruhen dhe të mos shndërrohen në vende të hedhjes së mbeturinave.

Në diskutim u vlerësua se ruajtja e mjedisit kërkon një bashkëpunim të vazhdueshëm ndërmjet institucioneve komunale dhe qytetarëve. Përmirësimi i pastërtisë dhe mbrojtja e mjedisit, u tha në mbledhje, janë përgjegjësi e përbashkët dhe kontribuojnë drejtpërdrejt në krijimin e një ambienti më të shëndetshëm dhe më të sigurt për të gjithë qytetarët.

Komiteti për Komunitete, përmes diskutimeve dhe rekomandimeve të tij, synon të kontribuojë në adresimin e çështjeve që preokupojnë qytetarët dhe në përmirësimin e vazhdueshëm të shërbimeve dhe kushteve të jetesës në Komunën e Malishevës.

Kontrolloni gjithashtu

Organizimi “Zjarri i Lirisë” me 9 shtator mbahet në Jezerc

Organizata e Veteranëve të Luftës së UÇK-së Dega në Ferizaj në kuadër të organizimit Zjarri …