Komiteti për Komunitete në komunën e Rahovecit ka mbajtur mbledhjen e Jashtëzakonshme

Në sallën e mbledhjeve të Kuvendit Komunal të Rahovecit, është mbajtur mbledhje e Jashtëzakonshme e Komitetit për Komunitete në komunën e Rahovecit, mbledhje kjo e cila është kryesuar nga Bajram Morina, kryesues i këtij komitet, të pranishëm në mbledhje ishte Fatmir Iska, nënkryetar i komunës së Rahovecit, anëtarët e komitetit, monitorues nga UNMIK-u zyra në Pejë, monitorues të OSCE dhe LMT zyra në Rahovec. Gjatë mbledhjes, Lendrit Qeli, shefi i zyrës Komunale për Komunitete dhe Kthim në komunën e Rahovecit i ka informuar me në detaje anëtarët e Komitetit për Komunitete për Planin Lokal të Veprimit për përfshirjen e Komuniteteve Rom, Ashkali dhe Egjiptian në Komunën e Rahovecit për vitin 2019 -2021, Planin Komunal për Integrimin e Qëndrueshëm të Personave të riatdhesuar në Komunën e Rahovecit për vitin 2019-2022 dhe Planin Komunal të Veprimit për të Zhvendosurit dhe zgjidhjen e qëndrueshme për vitin 2019-2021. Qeli ka thënë gjithashtu se të tri planet, janë në rend  dite për mbledhjen e radhës së Kuvendit Komunal të Rahovecit, e cila është caktuar të mbahet me 27 Nëntor 2019 dhe besoj se këto plane të rëndësishme do të marrin miratimin e anëtarëve të kuvendit.

Kontrolloni gjithashtu

Kryetari Latifi nënshkroi kontratat me tre praktikantë nga skema praktike në punë

Sot, kryetari i komunës së Rahovecit z. Smajl Latifi nënshkroi kontratat me tre praktikantë nga …