leoni

Komiteti për Politikë dhe Financa në Rahovec mbajti mbledhjen e pestë të rregullt

Në sallën e mbledhjeve të Kuvendit Komunal të Rahovecit, nën udhëheqjen e kryesuesit Afrim Dina, Komiteti për Politikë dhe Financa (KPF),  ka mbajtur mbledhjen e pestë të rregullt, gjatë kësaj mbledhje anëtarët e KPF-së kanë shqyrtuar dhe miratuar për mbledhje të kuvendit këto pika të rendit të ditës:

– Shqyrtimi i Propozim vendimit të Kryetarit për këmbimin e pronës komunale me pronë private P-71510068-02440-0 Ratkoc;

– Shqyrtimi i Propozim vendimit të rregullores për përcaktimin e procedurave të dhënies në shfrytëzim me pak se një vit të pronës së paluajtshme të Komunës;

– Shqyrtimi i plotësim ndryshimit të vendimit 01 Nr.180/21, i datës 29.03.2021 të planit lokal për menaxhimin e mbeturinave nga ndërtimi dhe demolomi i objekteve ndërtimore;

– Shqyrtimi i plotësimit të vendimit 01 Nr. 181/21, i datës 29.03.2021 të planit lokal për menaxhimin e mbeturinave të vëllimshme;

– Propozim Ndryshimin dhe Plotësimin e Rregullores për Vendosjen e Objekteve të Përkohshme në Territorin e Komunës së Rahovecit 01 Nr.2558 të datës 27.06.2014;

– Shqyrtimi i Propozim vendimit 01 Nr. 189 të datës 29.04.2021 për formimin e komisionit vlerësues të ofertave për dhënien në shfrytëzim të pronës së paluajtshme të komunës;

– Shqyrtimi i Propozim vendimit 01 Nr. 190 të datës 29.04.2021 për formimin e komisionit vlerësues të ofertave për dhënien në shfrytëzim të pronës së paluajtshme të komunës;

– Shqyrtimi i Propozim vendimit 01 Nr. 191 të datës 29.04.2021 për formimin e komisionit vlerësues të ofertave për dhënien në shfrytëzim të pronës së paluajtshme të komunës;

– Shqyrtimi i Propozim vendimit 01 Nr. 192 të datës 29.04.2021 për formimin e komisionit vlerësues të ofertave për dhënien në shfrytëzim të pronës së paluajtshme të komunës;

– Informatë nga DSHPS-ja rreth pandemisë Covid-19;

– Informatë nga Drejtoria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural për periudhën Janar-Prill;

– Të ndryshme.

Kontrolloni gjithashtu

Kryetari Haliti i nderon me mirënjohje të pensionuarit Agush Hasani dhe Samet Zuka

Kryetari i komunës së Vitisë, Sokol Haliti, së bashku me drejtoreshën e Arsimit në Viti, …