Kompanitë e sigurimeve për 9 muaj paguan mbi 46 milionë euro dëme

Byroja Kosovare e Sigurimeve (BKS), duke u thirrur në të dhënat zyrtare të Bankës Qendrore të Kosovës ka njoftuar se për 9 muajt e parë të këtij viti  (janar – shtator 2022) Kompanitë e Sigurimeve dhe Byroja Kosovare e Sigurimeve (BKS) kanë paguar në emër të dëmeve për palët e dëmtuara hiq më pak se 46 milionë e 553 mijë e 895 euro. Krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit 2020 pagesa e dëmeve është rritur për 32,77 %.

Shuma të mëdha parash edhe më tutje vazhdojnë të shpenzojnë kompanitë e sigurimeve, por edhe Byroja Kosovare e Sigurimit (BKS), për pagesën e dëmeve për palët e dëmtuara. Bazuar në të dhëna zyrtare të Bankës Qendrore të Kosovës shihet se gati gjysma e të hyrave kanë përfunduar në pagesë të dëmeve. Drejtori i Byrosë Kosovare të Sigurimit Sami Mazreku ka thënë se çdo ditë ka progres të theksuar në pagesën e shpejtë dhe korrekte të dëmeve si nga kompanitë e sigurimeve, ashtu edhe nga Byroja Kosovare e Sigurimit. Sipas drejtorit Mazreku tashmë secila kompani, por edhe Byroja e kanë prioritet pagesën e dëmeve. “Si asnjëherë më parë, Byroja edhe kompanitë e sigurimeve janë duke i paguar demet në kohë rekorde. Tashmë është një trend i ri i menaxhimit, ku prioritet është pagesa e dëmeve për palët e dëmtuara”, ka thënë drejtori Mazreku për “iSIGURIME”.

Më tutje në raportin e fundit të BQK-së thuhet se numri i dëmeve të paguara gjatë periudhës janar – shtator 2022 në krahasim me periudhën e njëjtë të vitit paraprak është rritur për 13,121 dëme duke arritur në 123,466, nga të cilat 123,106 dëme janë paguar nga kompanitë e sigurimit të Jo-Jetës dhe 360 nga kompanitë e sigurimit të Jetës.

Po ashtu edhe gjatë periudhës janar – shtator 2021, janë paguar gjithsej 45,564,093 euro dëme ose 29.95% më shumë se gjatë periudhës së njëjtë janar – shtator 2020. Numri i dëmeve të paguara gjatë periudhës janar – shtator 2021 në krahasim me periudhën e njëjtë të vitit paraprak është ngritur për 20,989 dëme duke arritur në 110,345, nga të cilat 110,069 dëme janë paguar nga kompanitë e sigurimit të Jo-Jetës dhe 276 nga kompanitë e sigurimit të Jetës.

Gjatë periudhës Janar – shtator 2020 janë paguar gjithsej 35,062,791 euro dëme ose 0.64% më shume se gjatë periudhës së njëjtë janar – shtator 2019. Numri i dëmeve të paguara gjatë periudhës janar – shtator 2020 në krahasim me periudhën e njëjte të vitit paraprak është zvogëluar me 8,803 më pak dhe arriti në 89,356, nga të cilat 89,117 dëme janë paguar nga kompanitë e sigurimit të Jo-Jetës dhe 239 nga kompanitë e sigurimit të Jetës.

10.13 % më shumë të hyra krahasimi i vitit 2022 me vitin 2021

Sipas të dhënave zyrtare të Bankës Qendrore të Kosovës (BQK), gjatë periudhës janar-tetor 2022 të hyrat totale të tregut të sigurimeve kanë arritur në 104.3 milionë euro apo 10.13% më shumë se sa në periudhën e njëjtë të vitit të kaluar. Nga kjo shumë 55.4 milion janë nga TPL-ja, 7.1 milion janë të hyra nga Byroja Kosovare e Sigurimit, derisa 41.8 milion janë inkasuar nga sigurimet vullnetare.

30.21 % më shumë të hyra, krahasimi i vitit 2022 me vitin 2020

Sipas të dhënave zyrtare të Bankës Qendrore të Kosovës gjatë periudhës janar-tetor 2022 të hyrat totale të tregut të sigurimeve kanë arritur në 104.3 milionë euro, apo 30.21 % më shumë se sa në periudhën e njëjtë të vitit 2020.

Shitja e policave në muajin prill u rrit për 23.5%

Se vendosja e stikersave ka ndikuar dukshëm në uljen e numrit të automjeteve të paregjistruara në vendin tonë e ka konfirmuar drejtori i Byrosë Kosovare të Sigurimit Sami Mazreku, si dhe përfaqësues tjerë të Institucioneve të vendit që merren më ketë fushë. Gjithnjë duke iu referuar të dhënave zyrtare të BQK-së, shihet se në muajin mars 2022 në raport me muajin e njëjtë të vitit paraprak shitja e policave është rritur për 12,8 %, në muajin prill 2022 në raport me muajin prill 2021 shitja e policave është rritur për 23,5 %. Po ashtu edhe gjatë muajit maj shitja e policave është rritur për 3,9 % në raport me muajin maj të vitit paraprak. Derisa muajin e fundit të raportimeve, shtator 2022, shitja e policave është më e lartë për 3,1 % në raport me atë të muajit shtator të vitit 2021.

Kontrolloni gjithashtu

Përkujtohen Dëshmorët e Kombit në Kompleksin Memorial ,,Dëshmorët e Sllupit”

Me 23 prill 2017, duke filluar në orën 11:00  në fshatin Sllup në Kompleksin Memorial …