Brickos

Komuna e Deçanit, bëhet me rregullore për orarin e punës

 

Udhëhequr nga kryesuesi i asamblesë Komunale të Deçanit Haki Shehaj, është mbajt mbledhja e VII-të e rregullta. Të pranishëm në seancë ishin i pari i komunës së Deçanit Bashkim Ramosaj, ekzekutiv komunal, përfaqësues të KFOR-it dhe OSBE-së.

Për këtë seancë ishte parapa ky rend pune:

– Shqyrtimi dhe miratimi i procesverbalit nga mbledhja e kaluar,

– Shqyrtimi dhe miratimi i Projekt-Rregullores Komunale për caktimin e orarit të punës për subjektet afariste në Komunën e Deçanit,

– Shqyrtimi i Raportit tre mujorë Financiarë,

– Shqyrtimi i Raportit të Drejtorisë së Arsimit,

– Marrja e Vendimit për përcaktimin e Ditës së Dëshmorëve të Komunës së Deçanit – Propozim datat: 04,05,06,

– Marrja e Vendimit për hapjen e trasesë për elektrifikimin e Bjeshkëve të Deçanit,

– Marrja e Vendimit për caktimin e lokacionit për ndërtimin e objektit të Kompanisë Komunale të pastrimit “Higjiena” dhe caktimit të lokacionit për ndërtimin e Objektit të Qendrës Rinore,

– Marrja e Vendimit për pushim vjetorë të anëtarëve të Kuvendit dhe

– Të ndryshme

Pas miratimit të procesverbalit nga mbledhja e kaluar kryetari Ramosaj, para asamblistëve sqaroi 26 nenet sa përmban Projekt-Rregullorja Komunale për caktimin e orarit të punës për subjektet afariste në Komunën e Deçanit, duke bërë të ditur edhe një here se Institucioni Komunal, është i interesuar që të mos e dëmtoi as kompaninë private, as bizneset, as ndërmarrjet, por të mbroj punëtorin njëkohësisht edhe të zbatohet orari i punës konform kësaj rregulloreje. Pas dhënies së sqarimeve të duhura ku në pjesën më të madhe janë bë disa plotësim ndryshme ku dhe u dhanë dy rekomandime të  reja kjo projekt Rregullore më shumicë votash u miratua. Seanca ka vazhduar me pikat e rendit të ditës ku në ketë seancë është marrë edhe  një vendim i rëndësishëm, data 05 dhe 06 Maji do të jenë dy data ku do të përkujtohen dëshmorët dhe martirët e komunë së Deçanit dhe në këto dy data do të shënohen një sërë aktivitetesh kulturore e sportive, homazhe, akademi etj. Kjo pikë e rendit të ditës është votuar unanimisht nga të gjitha subjektet politike. Me shumicë votash janë votuar edhe dy pikat e rendit të ditës pika e 6-të dhe pika e 7-të. Në këtë seancë janë  shqyrtuar edhe dy raporte në pikën 3-  Raporti tre mujorë Financiarë, dhe në pikën 4- Raporti i Drejtorisë së Arsimit, për këto dy raporte sqarimet e duhura janë dhen nga Drejtorët e dikastereve përkatëse Agron Demukaj, Buxhet dhe  Financa dhe Bekim Vishaj –DKA. Në këtë seancë të rregullt asamblistët kanë marrë vendim që në bazë të planit të punës muaji Gusht të jet pushim, ndërsa seanca e radhës do të jetë në muajin shtatorë.

Kontrolloni gjithashtu

Komiteti për Politikë dhe Financa ka mbajtur mbledhjen e rregullt

Këtë të mërkurë Kryesuesi i Kuvendit të Komunës së Ferizajt Xhavit Zariqi, ka mbajtur mbledhjën …