Komuna e Deçanit ka prezantuar projektin e kanalizimit për tetëmbëdhjetë fshatrat e Komunës

Në kuadër të Hartimeve të projekteve në Komunën e Deçanit, është prezantuar projekti: Projektimi i kanalizimit për tetëmbëdhjetë fshatrat e Komunës së Deçanit. Prezantimi u bë nga kompania projektuese, fokusi kryesor i prezantimit ishte projektimi i rrjetit të kanalizimit dhe impiantëve sipas standardeve evropiane. Projekti në fjalë përfshin rrjetin kryesor dhe sekondar të kanalizimit së bashku me impiantet për trajtimin e ujërave të zeza në mënyrë kimike dhe biologjike. Ky projekt njëkohësisht shënon fillimin e një pune të jashtëzakonshme, për një qytet të pastër dhe modern.

Fotografia e Bashkim Ramosaj

Kontrolloni gjithashtu

Njoftim për zgjedhjen e Kryetarëve dhe Këshillave të Lagjeve Urbane, fshatërave dhe vendbanimeve në komunën e Rahovecit

Komisioni për udhëheqjen dhe koordinimin e procesit të zgjedhjes së këshillave lokale ka mbajtur takimin …