Komuna e Deçanit mbanë aktivitete të shumta për “Epopenë” e 24 Marsit të vitit 1998 të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës

Komuna e Deçanit mbanë aktivitete të shumta për “Epopenë” e 24 Marsit të vitit 1998 të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës

Komuna e Deçanit e shënon me këto aktivitete 24 Marsin e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës

23.03.2021

  1. Në të gjitha shkollat e Komunës së Deçanit ora e parë mësimore do ti kushtohet “Epopesë së Dukagjinit”.
  2. Ora 09:00 fillimi i punimeve ne rrugën e Qendrës Segmenti –III-
  3. Ora 10: 00 Mbledhje Solemne e Asamblesë Komunale kushtuar 24 marsi 1998 dhe 1999
  4. Ora 11:00 Vizitë në familjet e dëshmorëve të rënë në betejën e 24 marsit
  5. Ora 12:00 Aktivitet sportiv Krosi “Rruga e Lirisë” (Gllogjan – Irzniq)
  6. Ora 14:00 Ekspozitë “Shkëndij Shprese në Marsin e Përgjakur” me fotografi nga fotografet Jetmir Tahiraj dhe Veton Shala – Ekspozita mbahet në holl të Pallatit të kulturës “Jususf Gervalla” – Deçan dhe do të jetë e hapur deri me 24.03.2021 ora 18:00

24.03.2021

  1. Ora 12:00 Homazhe në kompleksin memorial të dëshmorëve të kombit në Gllogjan, ku do vendosen lule në të gjitha varret e dëshmorëve në pranin e Gardës Ceremoniale të Ushtrisë së Kosovës
  2. Himni kombëtare
  3. Ora 12:30 Të pranishmëve në homazhe ju drejtohet me një fjalë rasti Komandanti i zonës Operative te Dukagjinit z.Ramush Haradinaj
  4. Aktivitetet përmbyllen me dy pika artistike Zeqë Kuçi dhe një pikë nga Ansambli i këngëve dhe valleve  Deçani
  5. Ora 13:00 Koktej rasti në nderim të 24 Marsit në kullën e Hilimi Haradinaj

Me respekt

 Këshilli Organizativ i 24 Marsit

Kontrolloni gjithashtu

Shoqata “Kosova për Sanxhakun” e njofton opinionin publik dhe institucionet relevante për një rast të ndjeshëm kulturor dhe kombëtar që ilustron gjendjen e shqiptarëve autoktonë në Sanxhakun e Pazarit të Ri. Rrafshnalta e Peshterit, një trevë e rëndësishme në Sanxhak, me mbi 95 për qind të popullsisë myslimane me prejardhje shqiptare, u okupua nga Serbia dhe Mali i Zi në vitin 1912. Në më shumë se 200 vendbanime të kësaj zone, edhe sot në disa fshatra dëgjohet gjuha shqipe, e cila ka mbijetuar, pavarësisht mohimit të identitetit kombëtar dhe të drejtës për vetëdeklarim. Një rast i tillë është ky i fshatit Ugëll (Ugao), në kufi me Malin e Zi, ku banorët na kanë dërguar fotografi të të dy epitafeve të shkruara në gjuhën shqipe për Fatë Aliçkaj (1910–1966), e lindur në Jezgroviq të komunës së Tutinit dhe e vendosur në Ugëll. Epitafet janë përgatitur për të shënuar varrin e saj në varrezat e fshatit Ugëll, por për arsye ende të paqarta nuk janë vendosur kurrë. Dyshohet se për shkak të tekstit të epitafit në gjuhën shqipe, familjarët nuk kanë pasur guximin t’i vendosin ato. Kjo po ndodh pavarësisht faktit se në kohën e vdekjes së saj, gjuha shqipe flitej nga të gjithë banorët e zonës. Në emër të Kryesisë së Shoqatës “Kosova për Sanxhakun”, i drejtohemi Ministrisë për Evropë e Punë të Jashtme të Republikës së Shqipërisë, respektivisht Ambasadës së Republikës së Shqiptare në Beograd, që ta vizitojnë këtë fshat dhe të njihen nga afër me gjendjen e të drejtave të shqiptarëve në Sanxhak. Shoqata jonë ka nënshkruar Memorandum Bashkëpunimi me Këshillin Kombëtar Boshnjak (BNV), përmes së cilës ka status participues e konsultativ në këtë institucion dhe vepron në Sanxhak. Rasti i epitafeve është vetëm një nga qindra shembuj të diskriminimit që pengon zhvillimin e jetës normale në këtë krahinë të banuar me shqiptarë autoktonë. Ismet Azizi Kryetar i Shoqatës “Kosova për Sanxhakun”

“Kosova për Sanxhakun”: Rasti i epitafit në gjuhën shqipe në fshatin Ugëll të Peshterit në Sanxhak

Shoqata “Kosova për Sanxhakun” e njofton opinionin publik dhe institucionet relevante për një rast të …