Komuna e Deçanit miraton Kornizën Buxhetore 2018-2020

Asambleja komunale e Deçanit me shumicë votash ka miratuar Kornizën afatmesme Buxhetore (KAB) 2018-2020. Në mbledhjen e saj të gjashtë kryesuar nga Jashar Dobra, asambleistë miratuan edhe Rregulloren e tatimit në pronë për vitin 2018, Draft-Programin për banim social të Komunës së Deçanit, Projekt-Rregulloren për procedurën e ndërtimit të objekteve me karakter të përkohshëm në pronat e personave fizik dhe juridik më  plotësim ndryshimin që lejet të jipenë më kontratë 5-vjeçare më mundësi vazhdimi ndërsa kërkohet që të veprohet tani e tutje konformë kësaj rregullorje. Pika e 6-të e rendit të ditës  lidhur më  Shqyrtimin e kërkesës së Kryetarit të Komunës  për dhënien e pëlqimit për këmbim të pronës së paluajtshme komunale me pronën private është hjekë nga rendi i ditës për arsye se kjo legjislaturë në 6 muat e fundit në nivel vendi nuk ka të drejt të mare vendime të tilla.  Me rekomandim të Komitetit për Politikë dhe Financa është vendosur që të ndërpriten të gjitha aktivitete nga organet kompetente  të administratës  Komunale deri në vendimin e Gjykatës të formës së prerë lidhur me Peticionin e Këshillit të fashatit Strellc i Epërm – Lagjja Mujaj për ndërprerjen e punimeve në atë pronë.

Kontrolloni gjithashtu

Kryetari Latifi në 25-vjetorin e rënies, ka nderuar kujtimin për luftëtarin e UÇK- së dhe dëshmorin e kombit, Sadri Fazli Krasniqi

Kryetari i komunës së Rahovecit Smajl Latifi, bashku me familjarë, bashkëpunëtorë e miq, në 25-vjetorin …