leoni

Komuna e Deçanit ndanë mirënjohje për mësimdhënësit e pensionuar nga 07.03.2018-07.03.2019

Në sallën e Asamblesë Komunale të Deçanit, u shënua 7 Marsi, Dita e Mësuesit me ç’rast u ndanë mirënjohje për mësimdhënësit e pensionuar nga 07.03.2018-07.03.2019. Më organizim të Drejtorisë komunale të Arsimit është shënuar 7 Marsi dita e mësuesit. I pranishëm në ketë takim ishte edhe i pari i komunës së Deçanit Bashkim Ramosaj, drejtori i DKA-së Bekim Vishaj, drejtor shkollash si dhe mësimdhënës të pensionuar të cilët janë nderuar edhe më mirënjohje.  Po festojmë Ditën e Mësuesit, në përkujtim të 7 Marsit të vitit 1887, ne jemi krenar më mësuesit tanë te të gjitha gjeneratave. Duke qen falënderues për punën që bëni, ju dëshiroi pleqëri të mbarë dhe të shëndetshme tha nder të tjera kryetari i komunës së Deçanit Bashkim Ramosaj. Edhe drejtoi i DKA-së, Bekim Vishaj falënderoi me këtë rast të gjithë mësimdhënësit për pjesëmarrje në këtë takim, njëkohësisht i falënderoi për një bashkëpunim të mirë dhe të ndërsjelle më DKA-në. Në këtë takim të përbashkët u janë nda mirënjohje për mësimdhënësit e pensionuar nga periudha kohore 07.03.2018-07.03.2019. Më mirënjohje janë nderuar: Bajram Daci, Muharrem Likaj, Florije Lulaj, Ramë Aliçkaj, Misin Balaj, Shahëbaze Islamaj, Fatime Gjikokaj, Drita Hasaj, Xheve Haxhosaj, Kadire Haderxhonaj, Selim Kadrijaj, Zylfate Tafaj, Bajram Tolaj, Beqir Kuçi, Faze Haskaj, Smajl Bajramaj, Hasan Lokaj, Nezir Ramosaj. Po ashtu më mirënjohje janë nderuar edhe punëtoret teknik: Rexhep Stojkaj, Shaban Ahmetxhekaj, Rexhep Panxhaj dhe Salih Dabiqaj.

Kontrolloni gjithashtu

Kryetari Latifi në 25-vjetorin e rënies, ka nderuar kujtimin për luftëtarin e UÇK- së dhe dëshmorin e kombit, Sadri Fazli Krasniqi

Kryetari i komunës së Rahovecit Smajl Latifi, bashku me familjarë, bashkëpunëtorë e miq, në 25-vjetorin …