Komuna e Deçanit shpërndanë 40 spërkatëse për fermerët

Në kuadër të përkrahjes së fermerëve, Komuna e Deçanit, ka bërë shpërndarjen e  40 Spërkatësve për lavërtarët e komunës së Deçanit. Kryetari i komunës së Deçanit Bashkim Ramosaj, i përgëzoi të gjithë përfituesit e këtij grandi, duke i uruar që përmes punës së tyre të arrijnë të kenë suksese me të mëdha në fushën e bujqësisë. “Vetëm ju uroj suksese dhe punë të mbarë. Ne jemi zotuar që nga fillimi që do të përkrahim bujqësinë, sepse është bazamenti kryesor i zhvillimit ekonomik të një vendi”, tha Kryetari Ramosaj. Me këtë rast pos fermerët, kryetari  Ramosaj, përgëzoi drejtorin e Bujqësisë në komunën e Deçanit Rifat Stojkaj me bashkëpunëtor të këtij dikasteri për punën me përkushtim që po bëjnë duke u qëndruar afër fermerëve të komunës së Deçanit. Ne do të vazhdojmë që sektorin e bujqësisë ta përkrahim edhe në vitet ne vijim në mënyrë që fermerëve të komunës së Deçani ti krijojmë kushte më të mira për zhvillimin e këtij sektori, ka thënë kryetari Ramosa.

Kontrolloni gjithashtu

Kryetari Haliti i nderon me mirënjohje të pensionuarit Agush Hasani dhe Samet Zuka

Kryetari i komunës së Vitisë, Sokol Haliti, së bashku me drejtoreshën e Arsimit në Viti, …