Komuna e Ferizajt do të vazhdojë të përkrah bizneset

Drejtori i Drejtorisë së Zhvillimit Ekonomik dhe Turizmit në Ferizaj, Zekir Bytyqi, në konferencën për medie ka bërë te ditur projektet e rëndësishme që ka zhvilluar kjo drejtori gjatë këtyre muajve. Sipas drejtorit Bytyqi, njëri ndër projektet më kryesore ka qenë ai i hapjes së Qendrës së Inovacionit dhe Ndërmarrësisë. Ai tutje ka thënë se kjo qendër ka rëndësi shumë të madhe për qytetarët ferizajas. “Kjo është një arritje e madhe për qytetaret e Ferizajt, në veçanti për rinin, tashme po hapet një dritare e se ardhmes ,që garanton perspektiv zhvillimore ekonomike dhe sociale. Qendra e Inovacionit dhe ndërmarrësisë ne Ferizaj, synon te inkurajoj inovacionin, ndermarrsin zhvillimin e suksesshëm te biznesit, hulumtimit dhe zhvillimit, përkrahjen e ideve inovative si dhe realizimin e ekonomisë lokale. Qendra do të fokusohet ne inkubim, trajnim e hulumtim, zhvillim, monitorim dhe konsulencë, hapësire e përbashkët e punës, akselator biznesi, takime dhe konferenca B2B, dhe projekte donatoresh”, është shprehur drejtori Bytyqi. U tha se Drejtoria e Zhvillimit Ekonomik dhe Turizmit, po vazhdon të përkrahë zhvillimin e sektorit privat me qellim të krijimit të vendeve të reje te punës.

Kontrolloni gjithashtu

FC Ferizaj zyrtarisht Kampion të Kosovës në Ligën e Parë të Futbollit

FC Ferizaj është shpallur zyrtarisht Kampion i Kosovës në Ligën e Parë të Futbollit. “Ju …